Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

jetomeislam.albanianforum.net
 
HomeHome  Mekka LiveMekka Live  Latest imagesLatest images  SearchSearch  RegisterRegister  Log inLog in  
Latest topics
» >>Hadith i Ditës<<
40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Icon_minitimeFri Feb 17, 2012 3:52 pm by Administrator

» 40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.
40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Icon_minitimeFri Dec 23, 2011 12:07 am by Administrator

» Viti i Ri (poezi)
40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Icon_minitimeThu Dec 22, 2011 11:44 pm by Administrator

» Gruaja në Kur'an
40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Icon_minitimeThu Nov 10, 2011 2:44 am by Administrator

» •... Rritja e sasis se vogel te ujit ...•
40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Icon_minitimeSun Oct 16, 2011 2:40 am by Administrator

» •...RUKJE MP3...•
40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Icon_minitimeSun Oct 16, 2011 2:25 am by Administrator

» •...All-llahu eshte nje i Vetem ...•
40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Icon_minitimeSat Oct 15, 2011 5:05 pm by Administrator

» •... Foto Islam ...•
40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Icon_minitimeFri Oct 14, 2011 9:40 pm by Administrator

» Ti je kandil ndriçues!
40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Icon_minitimeSat Aug 20, 2011 12:07 pm by sumeja

Top posters
Administrator
40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Vote_lcap40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Voting_bar40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Vote_rcap 
valmir
40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Vote_lcap40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Voting_bar40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Vote_rcap 
Motra Muslimane
40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Vote_lcap40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Voting_bar40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Vote_rcap 
MrSelefi1
40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Vote_lcap40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Voting_bar40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Vote_rcap 
sumeja
40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Vote_lcap40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Voting_bar40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Vote_rcap 
Mr.Uzeir-ibrahimi
40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Vote_lcap40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Voting_bar40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Vote_rcap 
Who is online?
In total there is 1 user online :: 0 Registered, 0 Hidden and 1 Guest

None

Most users ever online was 12 on Wed Sep 27, 2017 1:40 pm
Search
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Statistics
We have 29 registered users
The newest registered user is Selefu-Salih

Our users have posted a total of 21 messages in 14 subjects
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar

 

 40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.

Go down 
AuthorMessage
Administrator
Administrator
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 47
Join date : 2011-06-22
Age : 35
Location : Në Tokën e All-llahut!

40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Empty
PostSubject: 40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.    40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.   Icon_minitimeFri Dec 23, 2011 12:07 am

40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed 'alejhi ue sel-lem'

Bismi’l-lahi’rr-rrahmani’rr-rrahim

Në emër të Allahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Hadithi nr. 1
‘Islami ngritet mbi pesë (shtylla): Në të dëshmuarit se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Zotit, në kryerjen e namazit, në dhënien e zekatit, në agjërimin e Ramazanit dhe në të vizituarit e Ka’bes.”

Hadithi nr. 2
„Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos refuzoni”.

Hadithi nr. 3
„Largohuni nga alkooli, sepse ai është çelësi i të këqijave.”

Hadithi nr. 4
„Më i miri ndër ju është ai i cili është më i mirë për familjen e tij. Kurse unë në mesin tuaj jam më i miri për familjen time.“

Hadithi nr. 5
„Besimtari jeton dhe ndihet mirë me të tjerët; dhe kush nuk jeton dhe nuk ndjehet mirë me të tjerët nuk ka dobi prej tij.“

Hadithi nr. 6
„Njeriu më i mirë është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit.“

Hadithi nr. 7
„Kush të tjerët i udhëzon në të mirë për këtë do të ketë shpërblim sikurse edhe ai i cili ka bërë mirë.”

Hadithi nr. 8
„Njeriun i cili mbjell fidanin Allahu do ta shpërblejë me shpërblimin e njëjtë sa fidani do të jep fruta.”

Hadithi nr. 9
„Largoju nga ajo që të duket e dyshimtë deri sa nuk ajo pushon të të duket e dyshimtë.“

Hadithi nr. 10
„Më i miri në mesin tuaj është ai i cili e mëson Kur’anin dhe të tjerëve ua mëson atë.“

Hadithi nr. 11
„Kujdes nga dyshimi, sepse dyshimi është gënjeshtra më e madhe! Mos e xhelozoni njëri-tjetrin; mos garoni me njëri-tjetrin në tregti (në rritjen e çmimit), as mos u urreni njëri-tjetrin; dhe mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit; o robër të Allahut bëhuni vëllezër.“

Hadithi nr. 12
„Kush e agjëron ramazanin me besim dhe mbështetje të sinqertë te Allahu, do t’i falen mëkatet e kaluara.”

Hadithi nr. 13
„Kush e kryen haxhin, duke iu përmbajtur rregullave pa bërë mëkate, do të kthehet në shtëpi pa mëkate si ndonjë i posalindur.“

Hadithi nr. 14
„Umreja deri në umren tjetër është shlyerje e mëkateve (të vogla), kurse nga haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër pos xhennetit.“

Hadithi nr. 15
„Të drejtat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja në ftesën e tij dhe dëshira për shëndet kur të teshtitet.“

Hadithi nr. 16
„Kush e ndërton një xhami për të arritur kënaqësinë e Allahut, Allahu do t’ia ndërtojë një të ngjashme në xhennet.“

Hadithi nr. 17
„Nuk është besimtar (i plotë) ai i cili barkun e tij e ka të ngopur kurse fqinji i tij është i uritur.“

Hadithi nr. 18
„Respekti ndaj Allahut është respekt ndaj prindit (babait), kurse mëkati ndaj Allahut është mëkat ndaj prindit.“

Hadithi nr. 19
„Musliman i vërtetë është ai nga gjuha dhe duart e të cilit janë të sigurtë muslimanët e tjerë, kurse besimtar i vërtetë është ai nga i cili njerëzit e kanë të garantuar gjakun (jetën) dhe pasurinë e tyre.“

Hadithi nr. 20
„Kush nga ju sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorë, nëse nuk mundet këtë ta bëjë atëherë me gjuhën e tij, nëse nuk mundet këtë ta bëjë - atëherë me zemrën e tij; por, ky është imani më i dobët.“

Hadithi nr. 21
„Pa dyshim sinqeriteti shpie në mirësi, e mirësia shpie për në xhennet.“

Hadithi nr. 22
„Martohuni, sepse unë do të mburrem para popujve të tjerë me shumësinë tuaj.“

Hadithi nr. 23
„Frikësohuni nga zjarri (xhehennemi) qoftë edhe me një hurmë (sadakë).“

Hadithi nr. 24
„Kush nuk është i mëshirshëm me të vegjlit tanë dhe kush nuk respekton të drejtat e pleqve tanë, nuk është prej nesh.“

Hadithi nr. 25
„Nuk respektohet ajo krijesë e cila i kundërvihet Krijuesit (Allahut).“

Hadithi nr. 26
„Shfrytëzoji pesë gjëra para pesë gjerave të tjera: jetën para vdekjes, shëndetin para sëmundjes, kohën e lirë para angazhimit, rininë para pleqërisë dhe pasurinë para varfërisë.“

Hadithi nr. 27
„Vërtetë jam i dërguar të plotësoj virtytet e moralit.“

Hadithi nr. 28
„Vërtetë Allahu nuk shikon bukurinë e as pasurinë tuaj, por i shikon zemrat dhe veprat tuaja.“

Hadithi nr. 29
„Namazi me xhemat është më i vlefshëm nga namazi që falet vetëm për 27 gradë.“

Hadithi nr. 30
„Urtësia është një gjë e humbur e besimtarit, andaj ku ta gjejë atë le ta merr.“

Hadithi nr. 31
„Nxitoni dhe faleni namazin para se t’i kalojë koha, nxitoni dhe pendohuni për mëkatet tuaja para se t`u arrijë vdekja.“

Hadithi nr. 32
„Imani është i ndarë në gjashtëdhjetë e disa kategori, e turpi është një kategori e imanit.”

Hadithi nr. 33
„Nuk ka iman të plotë ai i cili nuk ia do vëllait të tij besimtar atë që e do për vete.“

Hadithi nr. 34
„Frikësohuni nga lutja (duaja) e atij që i është bërë padrejtësi, sepse mes atij dhe Allahut nuk ka perde.“

Hadithi nr. 35
„Njeriu është në fenë e mikut të tij, andaj keni kujdes se kush ju shoqëron.“

Hadithi nr. 36
„Shumica e njerëzve nuk dinë t’i shfrytëzojnë dy begati: shëndetin dhe kohën e lirë.“

Hadithi nr. 37
„Frikësoju Allahut kudo që të jesh, mbuloni veprat e këqija me vepra të mira dhe me njerëzit silluni me moral të lartë.“

Hadithi nr. 38

„Pasha atë në duart e të cilit është jeta ime, nuk do të hyni në xhennet derisa të besoni dhe nuk do të besoni derisa të duheni mes vete.“

Hadithi nr. 39
„Kush nuk mëshiron nuk do të jetë i mëshiruar dhe kush nuk falë nuk do të jetë i falur.”

Hadithi nr. 40
„Nuk ka besim ai që nuk ka besnikëri dhe nuk ka fe ai që nuk mban premtimin e dhënë.“

____________________________________________
Titulli:
40 Hadithe të Pejgamberit 'alejhi ue sel-lem'
(Përmbledhja e parë u përgatit nga “Islam Toplumu Milli Görüs”, Gjermani)
Përktheu: Abdylkerim Sadiku
Back to top Go down
https://jetomeislam.albanianforum.net
 
40 Hadithe të Pejgamberit Muhammed a.s.
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
 :: Kur'an dhe Sunnet :: Sunneti dhe Hadithi-
Jump to: