Rritja e sasis se vogel te ujit
Me një rast, kur muslimanet ishin ne Medine, u nevojitej ujë për abdes dhe Enesi (Allahu qoft i kënaqur me të) tregon:
"Derisa Muhammedi alejhi selam ishte në vendin Ez-Zewra me As'habet e vetë, i është sjellë pak ujë dhe ai e vuri doren e veë 'mubarek- te bekuar' në enë dhe në befasine tonë, uji buroi mes gishtërinjve te tij, ashtu që gjithe morem abdes!"
Katade e kishte pyetur Enesin : "Sa veta ishit atëherë ?"
Enesi iu përgjigje: "Atëhere ishim afër treqind veta !" (Hadithin e transmetojne Buhariu dhe Muslimi).
E ngjashme kishte ndodhur, kur Muhammedi alejhi selam udhëtonte me shtatëdhjetë As'habe të vetë, ndërsa këtë na transmeton Buhariu.
Kjo gjithashtu ka ndodhur edhe ne Hudejbi, sic e transmeton Buhariu, kur për shkak te te Dërguarit alejhi selam u rrit sasia e ujit në bunar.
Kështu ka ngjarë kur Muhammedi alejhi selam me As'habet e vetë urdhëtonte dhe duart e veta të bekuara i preku dy enë të zbrazëta te një gruaje, të cilat u mbushen me ujë, ashtu që nga këto enë (uje) pinë dyzet vetë dhe jo vetem kaq, por te gjithe i mbushen meshinaret me këtë ujë, ashtu qe gruaja u kthye duke bërtitur se si e ka pare "njeriun Magjik ", e për te cilin thonë se ështe "i Dërguar "!. I gjithe populli i asaj e pranoi Islamin.
Pergatiti: Jeto me Islam